Kolesteroli kontrollohet nga “telekomanda” e trurit
07/06/2010 16:40
Sasia e kolesterolit në gjak kontrollohet në distancë nga një “telekomandë molekulare” në trurin e njeriut.
Ky studim është publikuar në revistën “Nature Neuroscience” dhe mund të shërbejë për prodhimin e ilaceve të reja kundër kolesterolit që veprojnë në mënyrë të ndryshme nga statina që aktualisht përdoret nga miliona njerëz.
Ekspertët e Universitetit të Sinsinatit kanë vënë re që hormoni i urisë, Grelina, fik një përcues në hipotalamus dhe rrit nivelin e kolesterolit në gjak.
Top Channel