SHBA, videot zbavitëse më të klikuarat
04/06/2010 18:10
Janë videot më argëtuese ato që tërheqin pjesën më të madhe të përdoruesve të internetit në SHBA, duke lënë pas videolajmet “online”.
Përfundimin e ka nxjerrë një studim i “Pew Research Center” me një kërkim të përqëndruar mbi përdorimin e videove online.
Nga të dhënat rezulton se shtatë përdorues të rritur në dhjetë, kanë përdorur rrjetin për të parë ose shkarkuar filmime, që janë të barabarta me pak më shumë se gjysmën e popullsisë amerikane.
Top Channel