Martesat, në Francë paguhen nga sponsorët
04/06/2010 21:25
Falë sponsorëve mund të shpenzohet shumë pak, për një martesë përrallore, ndoshta dhe brenda një kështjelle.
Trendi ka ardhur nga SHBA-të dhe ka përfshirë të gjithë Francën: disa faqe interneti që merren me organizimin e dasmave kanë arritur në mijëra vizitorë.
Mekanizmi është i thjeshtë: disa marka tentojnë një partnership me faqen dhe propozojnë shërbimet e tyre: që nga lulishtari që do të kujdeset për lulet dhe deri tek parukierja, ushqimet apo orkestra.
Ky organizim të jep mundësinë të pakësohen në mënyrë drastike kushtet dhe disa shërbime janë madje falas.
Top Channel