Klima, ishujt e Paqësorit rriten

04/06/2010 15:30

Një studim i ri gjeologjik tregon se shumë ishuj të Paqësorit, për të cilët dyshohej se do të përmbyteshin për shkak të ndryshimeve klimaterike, po rriten.

Ishujt rriten për shkak të grumbullimit të koraleve dhe sedimenteve të tjera që kanë shtuar sipërfaqen mbi ujë.

Mes ishujve që janë rritur, thuhet në kërkimin e publikuar në “New Scientist”, janë Tuvalu, Kiribati dhe ato të Mikronezisë.

Studiuesit që kanë analizuar 27 ishuj në një shtrirje kohore prej 60 vjetësh, parashikojnë se do të jenë ende pas 100 vjetësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA