Central në Hënë për energji në Tokë
04/06/2010 16:55
Kompania japoneze Shimidzu ka zhvilluar një projekt i cili ngjan më shumë me një skenar filmi fantastiko-shkencor.
Për të patur energji të palimituar, kompania ka menduar për ndërtimin e një centrali diellor përreth ekuatorit të Hënës që më pas do dërgonte energji në Tokë nëpërmjet mikrovalëve apo lazerave.
Sipas kësaj kompanie, panelet diellore që do të montohen janë të një gjatësie deri në 400 km dhe montimi i tyre do të bëhet me robotë.
Avantazhi më i madh është se energjia do vinte në Tokë gjatë 24 orëve rresht, nëpërmjet një antene të gjatë 20 km. Ky projekt mund të kushtojë deri në 21 miliardë dollarë.
Top Channel