“McDonald’s” tërheq 12 mln gota me Shrek

04/06/2010 13:45

Kompania e ushqimeve të shpejta, “McDonald’s” ka tërhequr nga pikat e saj 12 milionë gota që promovonin filmin e ri të sagës “Shrek”, sepse vizatimet e bëra në gotë përmbajnë metale toksike.

Gotat janë shitur në Shtetet e Bashkuara me cmimin 2 dollarë secila dhe janë në shitje në dyqane të ndryshme me personazhet e filmit të animuar 3D.

Komisioni amerikan për Sigurinë e Konsumatorit ka paralajmëruar konsumatorët që të ndalojnë menjëherë përdorimin e gotave.

Metali i tipit Cadmium që ndodhet në to mund të dëmtojë mëlcinë, veshkat, mushkëritë, sistemin nervor dhe trurin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA