Një homoseksual në reklamat e McDonald’s

03/06/2010 11:25

Sllogani i reklamës është: Ejani, sido që të jeni! Me këtë mesazh kërkohet t’i jepet tolerance e duhur dhe autentike një reklame krejt të vecantë..

Fushata e fundit publicitare e McDonald’s e xhiruar në Francë po bën shumë zhumë, pasi për herë të parë ka si protagonist një djalë gay.

Spoti prej disa javësh transmetohet në televizionin ‘Oltralpe”, por mund të shihet në Youtube edhe në anglisht me anë të titrave. Ky version është postuar në 26 maj dhe deri tani është parë nga 420 mijë  përdorues të rrjetit..

Babë e bir

Reklama është regjistruar në një prej restoranteve të kompanisë në France.

Në fillim shihet një djalë, i cili është ulur në tavolinë, ndërsa i ati ndodhet në banakun e ushqimeve. Në një moment të caktuar bie telefoni dhe djali thotë: “Po të mendoja pikërisht ty, po shihja foton e klasës”. Disa sekonda më vonë djalë thotë prapë: “Më mungon edhe ti, më fal, por im atë po vjen dhe më duhet ta mbyll”.
Më pas djali sheh dhe i buzëqesh të atit; të dy nisin të hanë dhe në ekran shfaqet sllogani: “Ejani, sic jeni!”

Top Channel