Pakistan, sulm ndaj spitalit në Lahore

01/06/2010 01:15

Të paktën 12 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një sulmi në spitalin e Lahores në Pakistan.

Sipas autoriteteve vendase sulmet janë kryer nga disa persona të armatosur të cilët kanë qëlluar me armë zjarri drejt institucionit duke lënë edhe dhjetra persona të tjerë të plagosur.

Në spital ndohen të shtruar mbi 80 persona të cilët mbetën të plagosur gjatë sulmit të së premtes në dy xhami të krahinës së Lahores.

Autoritetet dyshojnë se mes viktimave ndodhet edhe njëri prej agresorëve të së premtes i cili po merrte kurimin mjekësor pas plagosjes gjatë sulmit.

Top Channel