Uraganët, të paktën 60 të vdekur në Guatemalë

31/05/2010 11:05

Ka shkuar në 63 të vdekur bilanci i viktimave të shkaktuara në Guatemalë, pas kalimit të stuhisë tropikale “Agatha”.

Ndërkohë në Salvador viktimat kanë qënë të paktën 6. Stuhia “Agatha”, e para e sezonit, u formua të shtunën në brigjet e Paqësorit të vendit qendëramerikan ku rreth 70 mijë persona janë evakuuar.

Aeroporti ndërkombëtar i qytetit të Guatemalës është mbyllur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA