Netanyahu anulon takimin me Obama-n

31/05/2010 17:00

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka anuluar takimin me presidentin Barack Obama në Uashington, për të mbërritur sa më parë në Izrael.

Netanyahu duhet të përballet me krizën që nisi nga aksioni i përgjakshëm i komandove izraelite kundër flotës humanitare, që shkaktoi 19 të vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë zyra e kryeministrit izraelit përmes një komunikate për shtyp, duke përgënjeshtruar deklaratën e bërë më parë nga zëdhënësi Mark Regev.

Ndërkohë, anti-terrori izraelit u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin vizitat në Turqi, për shkak të rrezikut që mund të vijë nga reagimi ndaj aksionit.

“Aktualisht në Turqi po bëhen protesta të qeverisë dhe popullsisë kundër aksionit të komandove, të cilat mund të degjenerojnë në dhunë kundër izraelitëve”, thuhet në një komunikatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA