Përfundon në gjakderdhje sulmi izraelit ndaj një flote anijesh të përbërë nga aktivistë të cilët po conin ndihma drejt Gazas.(UPDATE)
Bilanci zyrtar nuk është dhënë ende, por televizioni izraelit flet për 19 pacifistë të vdekur dhe 26 të plagosur.
Sipas ushtrisë izraelite, marina e këtij vendi ka qenë objekt i një sulmi me armë nga një prej anijeve.
Ndërsa sipas dëshmive të tjera, ushtarët nuk janë goditur me armë, madje zyrtare doganierë të portit të Antalias në Turqi, janë të sigurt se në anijet e flotës nuk ka patur asnjë armë.
Mes të plagosurve nga sulmi izraelit i anijeve humanitare është edhe sheiku Reaf Salah, shefi i Lëvizjes Islamike në Territoret Palestineze. Sipas burimeve të cituara nga ‘Haaretz’, sheiku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga ana e tij, Kamal Khatib, zëvendëspresident i Lëvizjes ka akuzuar izraelitët se kanë tentuar ta vrasin Salah, duke shfrytëzuar këtë sulm ndaj Flotës së Lirisë.
Anijet e “Freedom Flotilla” transportonin 700 pasagjerë,nga 40 nacionalitete të ndryshme dhe kishin si qëllim dërgimin e 100 mijë tonelatave ndihme humanitare, mes të cilave cimento, ilace, ushqime, karrike me rrota për invalidët.
Ndërkohë policia izraelite ka vendosur gjendjen e alarmit në zonën e Wadi Ara (60 kilometra në veri të Tel Avivit). Radioja ushtarake shton se drejtuesit e popullit izraelit janë mbledhur për të marrë masa pas ngjarjeve të orëve të fundit.
Top Channel