Itali, nëna hedh vajzën nga dritarja
31/05/2010 14:10
Një shtëpiake 32-vjeçare, e prekur nga depresioni i pas lindjes, ka hedhur mëngjesin e sotëm vajzën e saj 6 muajshe nga ballkoni i banesës së saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Passo Corese, në provincën e Rietit, në Itali.
Gruaja për momentin është në gjendje shoku, ndërsa vogëlushja ka bërë një fluturim prej 8 metrash dhe ndodhet në spitalin e Romës me fraktura të rënda.
Top Channel