Azi, stërvitje masive e Koresë së Jugut

31/05/2010 17:40

Mijëra ushtarë koreano-jugorë, të mbështetur nga helikopterë luftarakë, kanë marrë pjesë në një stërvitje masive në afërsi të kufirit.

Bëhet fjalë për manovrën ushtarake më të gjerë që pas përshkallëzimit të tensioneve me Veriun, për shkak të mbytjes së anijes ushtarake të Seulit në detin e Verdhë.

Manovrat ushtarake kanë simuluar një sulm nga Koreja e Veriut, e cila akuzohet drejtpërdrejt për goditjen me një silurë të anijes ushtarake koreano-jugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA