Aksioni, Obama: Dua të di të gjitha detajet

31/05/2010 18:55

Presidenti amerikan Barack Obama ka kërkuar të vërtetën mbi sulmin ndaj anijes me ndihma për palestinezët në Gaza.

“Dua të njihem me të gjitha faktet sa më shpejt të jetë e mundur”, i ka bërë të qartë Obama kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu.

Ky i fundit, për t’u përballur me cështjen në fjalë anuloi vizitën në Uashington dhe nga Kanadaja u drejtua për në Izrael.

Nga sulmi i forcave speciale izraelite në anijen me ndihma për popullin palestinez mbetën të vrarë 19 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA