Kinë, shpërthim në minierë, 17 të vdekur

30/05/2010 09:30

17 të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një shpërthimi të ndodhur brenda një miniere qymyri në provincën Hunan, në Kinë.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Kina e Re”, sipas të cilës shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta. Sipas të njëjtit burim, në minierë po punojnë skuadrat e shpëtimit për të nxjerrë trupat e viktimave dhe minatorët e bllokuar.

Incidentet në minierat e Kinës janë bërë të zakonshme dhe deri më sot ato u kanë marrë jetën mijëra personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA