Guatemalë, 13 të vdekur nga stuhija “Agatha”

30/05/2010 10:50

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë konsiderohen të zhdukur për shkak të stuhisë tropikale që ka përfshirë Guatemalën.

Stuhija “Agatha”, e formuar në Paqësor, ka goditur vendin duke krijuar probleme të shumta.

Sipas autoriteteve lokale, dëmet kanë prekur rreth 3 mijë persona, ndërkohë që alarmi për stuhinë është shtrirë edhe në Meksikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA