“Agatha” shkakton 24 të vdekur

30/05/2010 18:05

Përkeqësohet bilanci i vikimave si pasojë e stuhisë tropikale “Agatha”, që ka përfshirë Guatemalën dhe El Salvadorin.

Sipas raportimeve të autoriteteve vendore në dy shtetet amerikano-latine, numri i viktimave është ngjitur në 24, 18 në Guatemalë dhe 6 në El Salvador.

Stuhia e parë tropikale, e pagëzuar me emrin “Agatha”, u formua ditën e shtunë në brigjet e Paqësorit, ka shkaktuar edhe dhjetra të zhdukur e mijëra të pastrehë në dy vendet amerikano-qendrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA