Vatikani: Priftërinjtë pedofilë i pret ferri

29/05/2010 15:20

“Duke e ditur se çfarë i pret, për ta do të ishte më mirë një dënim me vdekje”.

Kështu ka deklaruar monsinjor Charles Scicluna, i ngarkuar nga Vatikani për ndjekjen e rasteve të priftërinjve që kanë kryer abuzime seksuale. Për klerikun e lartë mallikimi për abuzuesit e klerit do të jetë më i tmerrshëm, sipas tij ata i pret Ferri.

Monsinjor Scicluna recitoi vargje të Shën Pjetrit për të ilustruar më tej dënimet për skandalin e pedofilisë që ka përfshirë muajt e fundit dhjetra priftërinj katolikë në gjithë globin.

Top Channel