Sulmi amerikan, 12 militantë të vrarë në Pakistan

29/05/2010 02:20

Agjencitë amerikane të inteligjencës njoftojnë se të paktën 12 militantë talebane mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi me raketa pasditen e premte në kufirin me Pakistanit dhe Afganistanit.

Burimet saktësojnë se sulmi ndodhi në jug të Vaziristanit, krahinë pakistaneze në kufi me Afganistanin dhe se të paktën 4 militantë të tjerë mbetën të plagosur.

Ky ishte sulmi i 34-ët amerikan me raketa në krahinën e Vaziristanit. Të gjithë sulmet e mëparshmë janë kryer në veri të krahinës problematike, ky ishte sulmi i parë në jug të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA