Pakti, zonë pa armë bërthamore

29/05/2010 14:05

Firmëtarët e traktatit për mospërhapjen e bërthamorëve ranë dakort për një zonë pa armë nukleare në Lindjen e Mesme.

Anëtarët e paktit që u takuan në New York, propozuan mbajtjen e një konference në vitin 2012, ku të jetë i pranishëm mes vendeve të tjera edhe Irani. Deklarata prej 28 faqesh u aprovua unanimisht pas bisedimeve intenstive.U kërkua që Izraeli të firmosë traktatin për mospërhapjen e bërthamoreve. Kjo në fakt ishte edhe pika kritike e bisedimeve.

Presidenti amerikan Barack Obama mbështeti dokumentin por kundërshtoi me forcë zgjedhjen e Izraelit.Për SHBA-të, kjo do të rrezikojë përpjekjet për të bindur Izraelin për të marrë në konferencen e ardhshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA