L. e Mesme, shpërthim në një tunel klandestinësh

29/05/2010 19:05

6 të vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci i një shpërthimi në orët e para të ditës së sotme në një tunel mes Rafahut dhe pjesës egjiptiane të Gadishullit të Sinait.

Sipas autoriteteve vendase, tuneli përdorej prej kontrabandistëve dhe shpërthimi ka ndodhur aksidentalisht i provokuar nga një bombël gazi në një thellësi prej 20 metrash.

Fillimisht bilanci u paraqit 2 të vdekur dhe 10 të plagosur, por në orët e pasdites skuadrat e ndihmës së shpejtë kanë nxjerrë nga rrënojat edhe 4 trupa të tjerë të pajetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA