Kazakistani synon nr.1 në prodhimin e arit
29/05/2010 04:15
Kazakistani synon që brenda një afati kohor prej dy vitesh të transformohet në prodhuesin kryesor të arit në botë.
Ky është synimi i njoftuar prej presidentit vendas, Nursultan Nazarbajev i cili tha se në kompleksin më të madh industrialo-minerar në vend, “Vasilikov†do të rritet prodhimi për të kapur shifrën e një milion onz në vit në fund të 2012.
Ndërkohe, ambiciet e vendit aziatik nuk ndalen me kaq, së fundmi u vu në funksionim një impiant i ri për përpunimin e arit me vlerë prej 700 milionë dollarësh
Top Channel