Itali, ndalohet me 1 kg kokainë në stomak

29/05/2010 19:20

Ka “ushqyer” veten me një kilogram kokainë të pastër për ta hedhur më pas në treg, por jo gjithçka ka shkuar ashtu siç kishte parashikuar një 22 vjeçare nigeriane.

Karabinierët italianë ndaluan në një stacion hekurudhor në Rexho Emilia të renë nigeriane me mbi 1 kilogramë kokainë të të cilësisë më të lartë në stomak. Droga ishte ndarë në 68 qese.

Fillimisht autoritetet italiane nuk kishin dyshime, por kur vunë re sjelljen “çoroditëse” të vajzës e ndaluan atë dhe i kërkuan ushtrimin e një kontrolli me skaner. Kontrolli zbuloi drogën e fshehur dhe menjëherë pas kësaj u mor masa e arrestit ndaj 22 vjeçares.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA