Ekuador, vullkani ndal fluturimet
29/05/2010 03:55
Llava dhe hiri i shkaktuar nga vullkani Tungurahua detyruan autoritetet ekuadoriane të mbyllin aeroportin e Guajakuil deri në pasditen e së shtunës.
Lajmi njoftohet nga autoritetet vendase të cilat saktësojnë se hiri i shkaktuar nga shpërthimi i Tungurahua është në një lartësi prej 5023 metrash, lartësi kjo që rrezikon mjaft fluturimet e avionëve.
Ndërkohë, autoritetet nisën evakuuimin e disa zonave në Ekuadorin Qendror, përkatësisht qytetin e Kusuas dhe ate të Juve Grandes.
Top Channel