Britani, skandali i parë i kabinetit Kamerun

29/05/2010 15:45

Ministri i Thesarit në Britaninë e Madhe, Devid Lous përgjegjës për reduktimin e defiçitit publik në të cilën ndodhet vendi ishullor, ka pranuar publikisht se ka përdorur paratë e taksapaguesëve britanikë, për të marrë apartamente me qira, prona të partnerit të tij.

Në një deklaratë për mediat vendase lëshuar të premten pasdite, ministri Lous, një ndër 5 përfaqësuesit liberal-demokratë në qeverinë e dominuar nga konservatorët e Devid Kamerun, shprehet se synimi i tij ishte që të mbante marrëdhënien me partnerin e tij private për të mos bërë publike homoseksualitetin e tij.

Media britanike aludon për 2 apartamente, pronë të partnerit të ministrit Lous nga viti 2006 deri në 2009, të marra me qira për një vlerë prej 40 mijë paundësh.

Ky është skandali i parë i qeverisë së koalicionit të përbërë nga konservatorët dhe liberal-demokratët. Ai u publikua nga për herë të parë nga “Daily Telegraph”.

Top Channel