Bill Clinton, konsulenti kryesor në administratën Obama
29/05/2010 13:50
Ish presidenti amerikan Bill Clinton, mesa duket vazhdon të drejtojë një pjesë të mirë të punëve ne vendin e tij.
Sipas një artikulli të botuar sot në gazetën “Washington Post”, Bill cilësohet “Mr Fix It” (zotëria që zgjidh problemet) pasi në momentet delikate kur administrates Obama i duhet të marrë vendime të rëndësishme, nuk mungon asnjëherë konsulenca e tij.
Një shembull është mbledhja e fondeve në vendet ku popullariteti i presidentit është shumë i ulët ose negociatat me deputetin Joe Sestak për ta mbajtur jashtë një sfide elektorale.
Top Channel