Belfast, rikthehet frika e përleshjeve katolikë-protestantë
29/05/2010 03:30
Rikthehet frika e dhunës ndërfetare mes katolikëve dhe protestantëve në Irlandën e Veriut.
Policia e Belfastit, në një komunikatë të sajën, njofton se një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e së premtes në një nga rrugët e kryeqytetit vendas. Viktima sipas autoriteteve irlandezo-veriore është qëlluar disa herë me armë nga dy persona të armatosur dhe të maskuar.
Autoritetet nuk publikojnë identitetin e viktimës, por për shtypin vendas ai është Bobi Mofat, 44 vjeç anëtar i grupit më të vjetër të milicisë protestante. Vrasja mund të shkaktojë përshkallëzimin e dhunës.
Top Channel