Çeki, e majta dhe e djathta “kokë për kokë”

29/05/2010 15:35

Televizioni publik çek publikoi një exit poll sipas të cilit dy partitë kryesore në vend ndodhen mjaft pranë njëra-tjetrës në zgjedhjet politike që po mbahen në këtë vend.

Televizioni CT shton se Partia e Socialdemokrate e krahut të majtë dhe ajo Demokratike e presidentit aktual Vaslav Klaus ndodhen “kokë për kokë” në zgjedhjet politike që po mbahen në Republikën Çeke.

Çekët janë thirrur për të ripërtërirë parlamentin e tyre në një kohë kur gjendja ekonomike e vendit, ashtu sikundër pjesa më e madhe e vendeve të Europës Lindore, ende nuk e ka marrë veten nga kriza globale.

Top Channel