Xhamajkë, mbi 70 të vdekurit nga lufta
28/05/2010 11:05
Policia xhamajkiane ka deklaruar se të paktën 73 persona janë vrarë në katër ditë përleshje, gjatë kërkimeve të policisë për superbosin e drogës në Kingston.
Shumica e viktimave ishin djem të rinj, një pjesë e mirë e të cilëve të armatosur, ndërsa tre prej tyre policë dhe ushtare.
Ende nuk dihet nëse bosi Christopher “Dudus” Coke, i kërkuar nga drejtësia amerikane për trafik lëndësh narkotike, ndodhet ende në Xhamajkë.
Kërkimet për Coke janë përqendruar në zonën Tivoli Gardens, e konsideruar si një nga fortesat e tij.
Policia ka bërë të ditur se shumica e viktimave të luftës së armatosur kanë qenë të pajisur me armë zjarri dhe ka shtuar se po punohet për identifikimin e tyre.
Top Channel