SHBA-Japoni, pakt për bazën ushtarake

28/05/2010 11:00

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se kanë rënë dakord për të rivendosur bazën ushtarake amerikane në ishullin jugor të Okinauas.

Dy palët, përmes një deklarate për shtyp, kanë njoftuar se baza Futenma do të transferohet nga vendndodhja aktuale e saj, në një zonë më pak të populluar të ishullit.

Kryeministri japonez Yukio Hatoyama u zgjodh vitin e kaluar dhe premtoi se do të lëvizte bazën nga Okinaua në tërësi dhe tërheqja e tij nga kjo deklaratë ka acaruar shumë nga banorët e ishullit.

Në deklaratën e tyre, SHBA dhe Japonia bëjnë të ditur se kane arritur marrëveshjen për ta vendosur bazen në kampin Schwab Henoko-saki.

“Aleanca SHBA-Japoni mbetet thelbësore jo vetëm për mbrojtjen e Japonisë, por edhe për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit Azi-Paqësor”, thuhet më tej në deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA