Nafta, bllokohet pusi nënujor

28/05/2010 09:50

Operacioni për ndaljen e derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës, “Top Kill”, është ndërprerë dhe ka filluar sërish pas disa orësh.

Autoritetet amerikane që po koordinojnë aktivitetet për ndaljen e përhapjes së arit të zi në oqean kanë deklaruar se operacioni është pozitiv, por është ende herët të flitet për sukses.

Pak orë para nisjes së operacionit ka qenë vetë presidenti amerikan Barack Obama që deklaroi se projekti në fjalë nuk ka garanci për sukses.

“Bëhet fjalë për një operacion shumë të gjerë, në të cilin gabimet janë të mundshme. Shpresojmë për mirë, por jemi përgatitur për më të keqen”, deklaroi Obama.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka shtuar më tej se “British Petroleum” është përgjegjëse për këtë katastrofë të rëndë dhe duhet të paguajë deri në qindarkën e fundit për dëmet e shkaktuara.

Top Channel