Libani: Kundërajrorë ndaj avionëve izraelitë

28/05/2010 00:20

Televizioni shtetëror libanez njofton se ushtria vendase ka përdorur armët kundërajrore ndaj avionëve izraelite, që siç raportojnë autoritetet vendase, kishin shkelur hapësirën ajrore libaneze.

Libani pretendon se avionët ushtarakë izraelitë shkelën hapësirën ajrore tre herë radhazi brenda 2 orëve, çka sipas tyre cënon rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit.

Ndërkohë që nga ana e autoriteteve izraelite nuk është dashur të komentohet ngjarja në fjalë.

“Forcat Ajrore Izraelite nuk dëshirojnë të komentojnë mbi ngjarjen në fjalë”, tha në një deklaratë nga Tel Avivi për mediat vendase një zëdhënës ushtarak.

Top Channel