Kongo, OKB tërheq 2 mijë kaska blu

28/05/2010 18:40

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka aprovuar në unanimitet një rezolutë që shkurton me 2 mijë ushtarakë, kontigjentin e Kaskava Blu në Kongo.

Qeveria e Kinshasas kishte kërkuar që misioni i paqes të linte vendin brenda një viti.

Por KS ka shtyrë vendimin për një tërheqje të mundshme, duke shtyrë mandatin e ushtarakëve deri në 30 qershor 2011.

Kontigjenti tani do të ketë një maksimum prej 19.815 ushtarakësh, 760 vëzhguesish dhe rreth 1500 policë.

Shkurtimi do të bëhet brenda qershorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB