Spanja miraton paketën anti-krizë
27/05/2010 21:05
Për një votë të vetëm ka kaluar në Parlamentin spanjoll manovra anti-krizë prej 15 miliardë eurosh, të propozuar nga kryeministri socialist Zapatero.
Ajo që shmangu rrëzimin e qeverisë ishte abstenimi nga ana e opozitës, e cila gjithësesi tani kërkon dorëheqje të menjëhershme.
Sot Zapatero është lënë vetëm nga partia nacionaliste baske, PNV, e cila në dy vitet e fundit ka qenë “zëdhënësja” e socialistëve mbi votat për bilancin.
Top Channel