SHBA: Al Kaeda, armiku numër një
27/05/2010 18:25
Strategjia e re e sigurisë së Shtëpisë së Bardhë tregon Al Kaedën si kundërshtarin kryesor të vendit. Kështu thuhet në një dokument mbi strategjinë e re për sigurinë kombëtare.
“Shtetet e Bashkuara duhet të zgjerojnë aleancat e tyre me Kinën, Indinë, Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Indonezinë”, thuhet në dokument.
Gjithashtu, rregulla të reja janë njoftuar për një kontroll më të rreptë mbi shpimet për kërkimin e naftës në oqeane. “Do të ndërpritet vartësia nga nafta e huaj”, thuhet më tej në dokumentin zyrtar.
Top Channel