Nafta, operacioni “Top Kill†funksionon
27/05/2010 17:30
Falë operacionit “Top Kill”, që po zhvillohet në Gjirin e Meksikës për të izoluar pusin e naftës së “BP”, derdhja e arit të zi për momentin ka ndaluar.
Lajmin e ka bërë të ditur admirali Thad Allen, përgjegjës për operacionet e parandalimit, i cili ka saktësuar se është ende herët për të shpallur fitoren.
“Është ndalur fluksi i hidrokarbureve dhe është stabilizuar koka e pusit”, ka deklaruar admirali, duke shtuar se operacionet do të vazhdojnë.
Top Channel