Luftë pro balenave, përfundon në gjyq

27/05/2010 12:50

Përfundon në gjyq një ndër aktivistët më të mëdhenj të mbrojtjes së balenave në Tokio.

Bëhet fjalë për neozelandezin Peter Bethune, anëtar i Sea Shepherd Conservation Society, i njohur për luftën e tij pro balenave dhe për sulmet e tij të papritura ndaj anijeve që gjuajnë gjitarët.

Në muajin e shkuar 45 vjeçari në bordin e një motori uji, kishte shkuar në ujërat e Antarktikut, tek anija japoneze e balenave Shonan Maru 2 për të demonstruar kundër komandantit të mjetit.

Mes veprimeve për të penguar gjuetinë, ka përdorur edhe acid kundër ekuipazhit dhe ka prerë me thikë një nga rrjetat e mbrojtjes së anijes.

Top Channel