Kinë, vetëvrasje në Foxconn

27/05/2010 10:55

Sërish një vetëvrasje në Foxconn, e dhjeta në pak ditë. Një punonjës 23 vjeçar është hedhur nga ballkoni i një konvikti në qytetin-fabrikë të Shenzhen, ndërtesa e madhe industriale në jug të Kinës që ka të punësuar rreth 300 mijë persona.

Bosi i ndërmarrjes, që prodhon pjesë elektorike, kishtë hapur portat për shtypin për të treguar se si kushtet e punës së punonjësve nuk ishin aq të këqija.

Të mërkurën ndërmarrja u kishte kërkuar pronarëve një impenjim të shkruar se nuk do të vrisnin veten.

Në tekst kompania ftonte punonjësit e saj të denonconin eprorët për vështirësit apo problemet e hapura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA