Itali, miratohet paketa anti-krizë
27/05/2010 21:15
Qeveria italiane ka akorduar një paketë ndihme financiare për të shpëtuar nga ngërci ekonominë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave paketa në fjalë ka një vlerë prej 25 miliardë eurosh.
Por italianet shprehen skeptikë për këto masa dhe thonë se koston e krizës do ta paguajnë xhepat e qytetarëve të thjeshtë.
Miratimi i paketës erdhi për shkak të frikës në rritje të vendeve të eurozonës për përfshirje nga një krizë e rëndë ekonomike si ajo e Greqisë, për shkak të deficitit të thellë buxhetor.
Top Channel