Islandë, shpërthim i mundshëm i Katla-s
27/05/2010 11:50
Shpërthimi në një kohë të shkurtër të vullkanit islandez Katla, një prej më të rëndësishmit e ishullit, është “një mundësi e fortë”.
Përfundimin e kanë nxjerrë ekspertët e institutit për pakësimin e rreziqeve dhe numrit të katastrofave në University College të Londrës.
Shpërthimi i fundit i Katla-s, jo shumë larg nga Eyjafjallajokull nga i cili doli dhe reja që detyroi shumë fluturime të anuloheshin, është regjistruar në 1918-ën dhe ishte shkatërrues.
Top Channel