Një sy, një palë brirë, një pakua apo një kukull e çfadoshme pellushi. Mund t’i ndeshësh rëndom të varura në fasadat e banesave rurale.

Këto objekte të natyrës shtazore apo industriale për shumë nga ata që banojnë brenda këtyre shtëpive mbartin veti magjike.

Jemi në fshatin Marqinet 2 në zonën e Vorës.

Pas shpërthimit të madh në Gërdec, fshati ka ringritur sërish objektet e reja të cilat vijojnë të mbartin bestytnitë e së shkuarës.

Përse vendosni hudhrat qepët, kukllat e ndryshme përmbi shtëpi?

“Ka qënë traditë”, thotë një plakë.

“Sipas gojëdhënave vihen për të mos ngrënë me sy objektin ose shtëpinë”, shpjegon një tjetër banor.

Futemi në oborrin e shtëpisë së Sheqere Mukës. Mbi ballin e shtëpisë së saj ndoshet një shamizë e kuqe.

Edhe kjo grua është mbartëse e mendësive të vjetra sepse beson se me të tilla sende mund të ruajë shtëpinë nga shpirti dashakeq.

“Kështu ka ngelur traditë që më përpara për të mos i kapur syri. Kështu ka ngelur që atëherë. Pasi kam ndërtuar gjithë këtë ndërtesë, një shami të vogël kam vënë”, thotë Sheqerja.

Ndalemi pranë një tjetër shtëpie. E re, e bukur dhe e armatosur nga të katër anët me sende “sypritës”.

Dhe për të zotët këto janë mbruroja ndaj zyrit të keq që ashtu si në filmin “Lord of the Rings”, mund të drejtojë vështrimin nga shtëpia e tyre.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel