SHBA, lind në makinë, gjobë për parkim pa leje

26/05/2010 20:45

Është dënuar me gjobë një shofer në Nju Jork që ka ndalur makinën anës rrugës për të ndihmuar gruan të lindte.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen e Bronx-it, në SHBA. Orlando Caceres ishte duke shoqëruar gruan e tij në spital kur i filluan dhimbjet, ndaloi anës rrugës, thirri një ambulancë dhe priti që të vinin mjekët që ndihmuan bashkëshorten e tij të lindte vogëlushen Miah.

Të tre janë shoqëruar më pas në spital.

Burri kur u kthye të merrte makinën gjeti një gjobë prej 35 dollarësh të lënë nga policia.

Caceres ka denoncuar ngjarjen tek “Daily News”, duke theksuar se nuk ka ndërmend të paguajë gjobën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA