Rusi, hedh 260 mije dollare për të hutuar policinë

26/05/2010 11:30

Për t’i shpëtuar policisë që e ndiqte pasi dyshohej për korrupsion, një burrë ka hedhur nga dritarja e makinës një shumë prej 260 mijë eurosh.

Autori i këtij akti është një funksionar i agjencisë federale të pëshkimit, i cili u lirua në këtë mënyrë nga paratë që kishte marrë.

Shiu i papritur i parave ka hutuar disi agjentët e policisë që po e ndiqnin.

Megjithatë arratia zgjati pak, sepse pas disa kilometrash zyrtari u aksidentua dhe u arrestua.

Top Channel