Kina studion ndertimin e mega hec-it ne Himalaje

25/05/2010 17:00

Kina synon te beje nje mega-investim ne rajonin e Tibetit, per ta lidhur sa me shume kete rajon me pjesen tjeter te vendit.

Disa firma po studiojne terrenin per ndertimin e nje hidrocentrali gjigand ne Brahmaputra te rajonit autonom. Sipas gazetes “Guardian” ky do te jete edhe hidrocentrali me i madh ne bote. Sipas Hydro China, projekti parashikon prodhimin e 38 gigawatt energji. Krahina ndodhet ne nje zone malore te Himalajes dhe do t’ia kalonte diges me te madhe ne bote qe serish ndodhet ne Kine dhe quhet “Tre Grykat”.

Diga e re mund te prodhoje energji te mjaftueshme sa per gjithe furnizimin e Britanise se Madhe. “Kjo dige do sherbente per te kursyer 200 mije ton anidrid karbonik cdo vit”, shprehet nje zyrtar, sipas te cilit, kjo do ishte nje mase e mire edhe per reduktimin e gazrave te demshem ne atmosfere.

Studiuesi tibetian Tashi Tsering shprehet se diga ne shpatet e Himalajes do jete sfida e re e inxhinierise kineze, por veshtiresite e projektit jane shume te medha. Nga ana tjeter, tibetianet e cilesojne kete zone te shenjte, ndersa India e Bangledeshi ku kalon lumi, mund te perdorin metoda per te devijuar shtratin.    

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA