Unicef: Ulet numri te miturve qe vdesin

24/05/2010 13:10

Ne bote vdesin me pak femije poshte moshes 5 vjec. Te dhenat jane poublikuar pas nje studimi te kryer nga Universiteti i Uashingtonit ne Seattle qe bazohet ne shifrat e Unicef.

Revista “Lancet” shkruan se 820 mije me pak eshte numri i femijeve poshte kesaj grupmoshe, te cilet nderrojne jete. Ne total, qe prej vitit 1970 dhe deri me sot, vdekshmeria e femijeve te mitur eshte ulur me 60 %, me nje mesatare rreth 2 % cdo vit.

Sipas kerkuesve te Institutit te Vleresimit Shendetesor ne Uashington, keto te dhena tregojne se vendet e varfra po bejne progres ne kujdesin shendetesor ndaj femijeve. Ky eshte nje problem qe ka prekur gjithe vendet ne zhvillim, shumica e te cilave ndodhen ne Afrike por ketu nuk ben perjashtim as Azia.

Ne studim kane marre pjese 187 vende me te dhenat e vdekshmerise qe rej vitit 1970. Ne 1990-en vdekshmeria ishte 11.9 milione femije, ndersa ne 2008-en u ul ne 7.7 milione. 40 vjet me pare, 200 ne 1000 te lindur nuk arrinin te mbijetonin, por sot asnje vend nuk regjistron te dhena te tilla.

Persa i perket Europes, Britania ka numrin me te larte te vdekshmerise me 5.3 femije per 1000 te lindur, ndersa vendi me numrin me te vogel eshte Islanda ku vdesin 2.6 femije per 1000 te lindur. SHBA ka zbritur ne vendin e 42-te te renditjes me 6.7 femije te vdekur per 1000.       

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA