Nje 13-vjecar amerikan eshte bere personi me i ri qe ka arritur majen e malit Everest.

Jordan Romero, nga Kalifornia, i telefonoi mamase se tij nga maja me e larte malore ne bote dhe kjo e fundit lajmeroi mediat.

“Mami, po te telefonoj nga maja e botes”, tregoi Leigh Anne Drake fjalet qe i kishte thene i biri.

Jordan e ngjiti nje pjese te malit me te atin dhe tre udherrefyes, duke thyer rekordin qe me pare mbahej nga nje djale nepalez 16 vjecar.

13 vjecari behet keshtu personi qe ka ngjitur malet me te larta ne gjashte nga shtate kontinentet e botes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA