Turqia ofensive ndaj rebeleve kurde

21/05/2010 11:45

Avionet turq kane leshuar 50 bomba mbi objektiva ne veri te Irakut, ku mendohet se strehohen rebele kurde.

Levizja e Ankarase erdhi nderkohe qe media shteterore raportoi se separatiste kurde po i afroheshin kufirit me Turqine. Trupa turke jane dislokuar pergjate vijes kufitare ne ate qe pershkruhet si operacioni me i gjere i kesaj natyre prej nje viti e gjysme. Operacioni vijoi me bombardimet e ketij mengjesi, te cilat duket nuk kane shkaktuar viktima ne njerez.

Perplasjet mes ushtrise turke dhe guerilasve kurde shkojne drejt pershkallezimit ne pranvere dhe vere, pasoje kjo e ngrohjes se kohes. Qeveria irakiane ka protestuar kunder ketij inkursioni dhe te tjereve perpara tij. Shkurtin e 2008-es, 10.000 trupa u perfshine ne nje mesymje nga toka ne veri te Irakut.

Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Europa e konsiderojne PKK-ne organizate terroriste, por rebelet kurde thone se luftojne per te drejta me te medha politike per 15 milione kurdet qe jetojne ne Turqi.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA