Tajlande, situata rikthehet nen kontroll

21/05/2010 10:40

Kryeministri tajlandez Abhisit Vejajiva ka deklaruar se ne kryeqytetin Bangkok eshte rikthyer rendi, ashtu si dhe ne pjesen tjeter te vendit.

Vejajiva eshte shprehur se qeveria e tij do te levize me shpejtesi per te rikthyer situaten ne normalitet, pas akteve te dhunes qe kane shkaktuar mbi 50 te vdekur.

Ne nje fjalim televiziv, ai tha se perpjekjet per pajtim do te vazhtojne per te shmangur ndarjet politike.

Dhuna ne Tajlande shpertheu me heret gjate javes pas nderhyrjes se ushtrise per t’i dhene fund protestes se gjate te “kemisheve te kuqe”.

Kryeministri Vejajiva ka theksuar se eshte ne dijeni te faktit se qeveria e tij ka shume sfida perpara, ne vecanti per te tejkaluar ndasite qe kane perfshire vendin.

Ai ka shtuar se nje hetim i pavarur do te zhvillohet mbi te gjitha aktet e dhunshme qe perfshine Tajlanden, ne vecanti Bangkokun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA