SHBA, masa te ashpra per ndotjen e ajrit

21/05/2010 22:20

Administrata Obama ne nje mase te ndermarre per te mbrojtur mjedisin dhe ndotjen e ajrit kerkon uljen e nivelit te gazrave te demshem ne qiejt amerikane.

Presidenti Obama urdheroi te gjitha agjencite federale te cilat kane pergatitur tashme rregullat per kamionet dhe automjetet e tjera te tonazhit te rende per periudhen nga 2012-2016, te pergatitin standarte akoma me te ashpra per nga viti 2017 e ne vazhdim.

Ky eshte rasti i pare ne legjislacionin amerikan ku kreu i Shtepise se Bardhe urdheron administratat federale per nje mase te tille.

Top Channel