Mbytja e luftanijes, SHBA: Peniani do mbaje pergjegjesi

21/05/2010 04:30

Pas hetimit te autoriteteve koreanojugore, atyre australiane, suedeze, japoneze e amerikane ku rezultoi se luftanija e mbytur pak jave me pare ishte goditur nga nje silur ushtarak prej forcave ushtarake koreanoveriore, Shtetet e Bashkuara te Amerikes paralajmeruan Penianin se duhet te mbaje pergjegjesi per aktin.

Ne nje deklarate per shtyp, zedhenesi i Departamentit te Shtetit ne Uashington, Filip Kruoli tha se sulmi ndaj luftanijes ishte i pajustifikuar dhe ka ardhur pa asnje provokim nga ana e anijes koreanojugore. Nderkohe qe diten e enjte Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts tha se SHBA-te mbeshtesin perfundimin e hetimeve te arritura prej Seulit ku thuhet se luftanija eshte fundosur pas goditjes nga nje silur. Ne “incident” gjeten vdekjen 46 marinare koreanojugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA